Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit.

Vetë ata njoftuan në rrjetin social Instagram se po vinin me një projekt të përbashkët që pritej të ishte bombë. Madje, ata kishin nisur edhe xhírímet për videoklipin.

Por, disa orë para lançimit të këngës, Mozzik njoftoi papritur se projekti ishte anuluar.

Ai nuk dha asnjë shpjegim më tepër, teksa paralajmëroi fansat për projekte të reja.

Kështu, reperi nuk la asnjë shpresë se kënga e tyre mund të kishte një shans të dytë.

Megjithatë, “iconstyle.al” ka arritur të sigurojë këngën e plotë të dyshes, e cila duhet ta pranojmë se ka një ritëm që të fikson dhe të bën të kërcesh.

Prisni pak, çfarë po kurdisin Mozzik dhe Era Istrefi? – iconstyle.al

Mirëpo, teksti i saj është paksa bànal (Videoklipi i edituar me pamje të vjetra). Për më tepër, dëgjojeni vetë:

Fragmente të kësaj kënge kanë qarkulluar në rrjet ndërsa fansat janë ndarë në dy pjesë: Ata që thonë se anulimi i kësaj kënge ‘bànale’ ishte gjëja më e mirë dhe pjesa tjetër që pavàrësisht fjalorit të përdorur në këngë, e dëshiron projektin në Youtube.

Vetë Era nuk ka reaguar lídhur me anulimin e projektit, ndërsa fansat e tyre kanë mbetur pa shumë shpjegime.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!