Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun.

Aurela ka pjesë e një interviste për “21 Media”, ku ka folur për klipin e saj të fundit dhe klikimet e marra. Por si duket Aurela nuk i ka kursyer ca “thùmba” për kolegët e saj.

“Pritet shumë mirë. Nuk i kam ato klikimet sepse nuk kam lekë që t’i hedh për të blerë ato klikime. Apo s’duhet ta thoja këtë? Lekët i hùdh në performancë, në punë. Nuk kam nevojë ti mbush mendjen askujt nëse jam e suksesshme ose jo sepse shumë mirë kudo që shkoj publiku më pret shumë mirë”, u shpreh Aurela.

Ajo e ka mbyllur intervistën duke lajmëruar se së shpejti do të vijë me një album të ri, të cilin fansat e saj mezi po e presin.

Kujtojmë se këngëtarja pak kohë më parë dha një mendim për performancën e brezit të ri. Aurela tha se ajo bën pòmpa teksa këndon ndërkohë sot është një brez që di vetëm të kércejë ‘twérk’ në skénë.

“Bëj pòmpa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën twérk, mirë bëjnë se e drédhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot twérk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar fòrcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hídheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha Aurela.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!