Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por edhe ata të vjetër që janë rritur me këngët e tij, si një shpërblim për të gjitha emocionet që ai ka marrë në 16 vite karrierë.

AI na ka zbuluar detajet më të rëndësishme të këtij koncerti, duke filluar që nga artistët më të njohur shqiptarë që do të jenë pjesëmarrës, por edhe ata siç ai i quajti, më të mëdhenjt e Europës.

Ndër të tjera Noizy ka theksuar se ky është një koncert i cili do të bëhet ‘si një në jetë’, ndaj dhe ai fton të gjithë fansat të jenë prezentë.

Noizy është padiskutim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Ai tashmë po përgatitet për “Alpha Show” dhe së fundmi ka bërë me dije një detaj të rëndësishëm.

Reperi ka publikuar në Instastory një video, ku shkruan se sonte gjatë natës, do të nisë vendosja e skenës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!