Bora dhe Donaldi vijojnë të jenë ende qendra e vëmendjes.

Dyshja nuk ka folur ende për rikthimin në krahët e njëri tjetrit por tashmë dihet se ata janë bashkë.

Detajet e shumta si dhe fotot e shkrepura nga fansat e tyre kanë qenë prova të ribashkimit mes dyshes.

Por ky detaj i fundit i ka vendosur vërtet pikat mbi “i”. Si duket çifti nuk e kanë më pròblem të përfliten që janë së bashku.

Puntatën e së premtes në “Më lër të flas”, Donaldi është shfaqur me një bluzë, e njëjtë kjo me bluzën që më herët ja kemi parë të veshur Borës.

Nuk dihet nëse është rastësi, po që është e njëjta bluzë duket mjaft qartë.

Kujtojmë se dalja e tyre e fundit, të paktën ajo që është bërë publike ka qenë në Genova. Dyshja janë parë së bashku duke bërë pazar në outletin Seravalle.

Dyshja janë parë edhe më herët së bashku. Bora u kap mat duke shoqëruar me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.

Më tej, u tha se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamùfluar disi.Gota News Albania - "Bora, ja një sekondë"/ Për ju që e humbët momentin kur  Donaldi përmend Borën (Video)

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!