Beniada Nishani është gjithnjë në qendër të vëmendjes!

Së fundmi, ajo ka publikuar disa story në Instagram, ku ndër të tjera ka bërë edhe një deklaratë për marrëdhënien që kishte Beatrix dhe Donald.

“Çfarë ju bën të lumtur?”- shkroi Beniada, ku priste komentet e ndjekësve në story.

Beniada rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes së Beatrix dhe Donald! (VIDEO) – Juda.al

Mirëpo, dikush i dërgoi një zemër të thyer dhe kishte shkruar emrat e Donaldit dhe Beatrix.

Beniada publikoi një video ku thoshte duke qeshur:

“Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat”.

Por një ndjekës ka bërë një reàgim pas komentit të Beniadës, ku shkruan:

“Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“.

Modelja ka postuar një tjetër video, ku thekson:

“Mund të dukem unë si njeriu që tàllet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrít shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

Kujtojmë që Beniada théksoi kur ishte brenda shtëpisë së BBV, se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix. Madje, ajo e mbështeti haptazi lídhjen e tyre.

Nga ana tjetër, kujtojmë që Beniada prishi marrëdhënien e saj të miqësisë me Einxhel, ku tashmë vajzat nuk kanë më komunikim me njëra tjetrën.

Beniada rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes së Beatrix dhe Donald! (VIDEO) – Juda.al

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!