Sara Hoxha, Sara e Ledrit dhe jo e Ledionit ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për jetën e saj si dhe planet e afërta në karrierë.

Si duket plani më i afërt është një projekt i madh në “Top Channel”, por Sara u shpreh se projekti është ende në diskutim e sipër dhe nuk ka ende asgjë të sigurt.

I vetmi informacion që Sara na dha është se projekti në të cilin do të marrë pjesë nuk është “Big Brother” pasi nuk e le dot Poem vetëm për 3 muaj.

“Jemi në diskutime për një projekt, dhe ka mundësi të bëhemi shumë shpejt komshije aty tek Topi, por nuk është akoma e sigurt. Nuk është akoma e sigurt, nuk kam akoma informacione të të jap, por nëse do bëhet do jetë diçka nice. Jo “Big Brother” se Poin nuk e le dot vetëm për tre muaj”, ka thënë Sara.

Edhe pse na i tregoi disi planet e saj, Sara nuk ka dha asnjë të dhënë e cila mund të na ndihmonte të hamëndësonim disi programin e ri në të cilin mund të marrë pjesë.

Sara ka folur dhe për marrëdhënien e saj me Dua Lipën duke shtuar se ndihet rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!