Sot është një ditë e veçantë në shtëpinë e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, teksa vajza e tyre feston ditëlindjen.

Në këtë 4-vjetor të saj sigurisht ata më të emocíonuarit janë mami dhe babi i Ajkës, të cilët kanë zgjedhur postimet në profilet respektive në Instagram për të uruar bijën e tyre, por edhe për të na emocionuar edhe ne me fjalët që kanë zgjedhur.

Sidomos Besi, për të cilin nuk e dinim që kishte një anë kaq emotive.

Aktori ka postuar një foto të Ajkës dhe bashkangjítur shkruan fjalët më të bukura për të, duke e quajtur “lulja e tij e shpirtit”, por edhe duke e krahasuar frymëmarrjen e saj me frymëmarrjen e Zotit.

Më tej shprehet se ka kuptuar që ardhja në jetë e një fëmije sjell me vete edhe jetë të tjera, për të gjithë ata që e duan atë.

Në fund ai i shpreh dashurinë me fuqinë e “1000 diejve”.

Në ditën më të veçantë të Ajkës,

Ndërkohë Xhensila në profilin e saj ka postuar për herë të parë një video nga momenti i parë kur ajo e ka takuar Ajkën, që sapo kishte ardhur në jetë.

Bashkangjitur me video-n emocíonuese, këngëtarja shkruan se ky ka qenë momenti kur ka ndjerë aromën e Parajsës, duke e quajtur të bijën “sytë e mi, vena ime kryesore dhe ajri im”.

Edhe ne i urojmë edhe 100 vjeç Ajkës, bashkë me mamin dhe babin që e duan aq shumë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!