Pas suksesit të edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”, reality show i njohur pritet të nisë aventurën e tij të dytë në dhjetor.

Producentët kanë filluar që tani përzgjedhjen e personàzheve që do të marrin pjesë në shtëpinë më të famshme e më të monitoruar në vend.

Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se mes emrave që pritet të marrin pjesë në edicionin e sivjetëm përmendim Blerim Destanin.

Blerim Destani on Twitter: "Flm Shqiperi #Albania 🇦🇱 https://t.co/YeAXZ051H5" / Twitter

Aktori i njohur u pa para pak ditësh në shoqërinë e Arbana Osmanit, çka ka shtuar dyshímet se diçka po ndodh.

Modelja Oriola Marashi është një tjetër emër që pritet t’i bashkohet shtëpisë së famshme “Big Brother Vip”.

Thuhet që kjo është hera e dytë që Oriola merr ftesën për t’u bërë pjesë e formatit, ndaj presim të dimë se ç’përgjigje do të japë.

Një tjetër bukuroshe që ka marrë ftesë për të qenë pjesë e shtëpisë është Kejvina Kthella.

Edhe pse u bë ca kohë që nuk është pjesë e ekranit, modelja bukuroshe vazhdon të ngjàllë interes në daljet e saj publike.

Era Istrefi deri më tani e ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, megjithatë, nëse këngëtarja e famshme do të ketë një vendim të dytë do të na duhet të presim në sezonin e ardhshëm.

Një “Jo” ka marrë produksioni edhe nga Vin Veli. Deejay i njohur duket se ka vendosur të heqë dorë nga fama e këtij formati.

Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, është personazhi i radhës që mund të marrë pjesë në “Big Brther Vip”, por mamaja e re është ende në dilema për pjesëmarrjen.

Ndërkohë edhe Atdheu, një personàzh i dalë nga “Përputhen” po mendohet që do të jetë pjesë e “Big Brother”.

Ish-konkurrenti ka refuzuar ftesën e “Kepi i Tundimeve”, ndoshta duke preferuar që të shijojë një tjetër reality.

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!