Moderatorja e njohur dhe simpatike, Nevina Shtylla është mjaft e dashur për publikun shqiptar.
Ajo është shumë diskrete sa i takon jetës së saj private.
Madje, ajo nuk flet aspak për lídhjen e saj prej disa vitesh me juristin Arbër Myftarin.
Por sot në puntatën e fundit të “E diell”, Nevina e bëri edhe një deklaratë për jetën e saj personale.
Ajo u vendos paksa në siklet kur kolegët e pyetën për partnerin e saj.
Ajo bëri një deklaratë të shkurtër por shumë romantike për të dashurin e saj.
“E di ai sa shumë e dua”, tha ajo.
Më herët, Nevina ka folur për karrierën e saj dhe se si e ka nisur.
Ajo ka treguar se ka qenë vetëm 15-vjeç dhe ka pasur emocione shumë të forta.