Reperi i njohur Mozzik është bërë nostalgjik për karrierën e tij dhe ka ardhur me një mesazh mjaft frymëzues.

Ai ka ri-sjellë disa foto që nga fillimet e karrierës së tij kur akoma ishte shumë i ri dhe pa eksperiencë.

“Mozziku u kon një dialë i ri që ka punu shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile! I hjektë deri te Zoti! I shkélur e i pòshtnum po kurrë s’jam ndal! Lloj lloj sfíde e sprove e kam kapërcy vec më t’fort m’kan bo! Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjesët që i kam falë më së shumti kohë! Rininë ia kam falë! Beso o shok vetëm beso! Qëllimi kur të jetë kjarte dhe fokusi yt ndriqon dhe e din mendja e zemra ku ti po don me shku është gjëja më e bukur”- shkruante Mozzik.

Sot pas disa vitesh mund të themi që Mozzik është një nga reperat më të suksesshëm të momentit.

Përveç kësaj ai ka qenë në qendër të vëmendjes dhe për shkàk të marrëdhënies së tij me Loredanën.

Edhe pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta, gjithmonë ja kanë dalë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për hir të Hanës.

Reperi i ka bërë lëmsh të gjithë me fotot që ka postuar së fundmi.

Ai na ka treguar një dhomë të mbushur me petale trëndafilash dhe fansat menjëherë nisë aludimet se reperi është në një lidhje të re, por Mozzik nuk ka folur akoma për këtë temë.         

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!