“Xhensila” titullohej kënga nga këngëtari i ri Blerand, dhe jo pa qëllím mbante këtë titull.

Kënga jo vetë që mbante emrin e saj por i dedikohej plotësisht Xhensila Myrtezajt.

Shumë mirë deri këtu por ka vetëm një problem të vogël: Xhensila është e martuar!

Ka qenë vetë Blerando, i cili në një intervistë për emisionit “Abc e mëngjesit” ka zbùluar reagimin e Bes Kallakut.

“Për Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provòkuese. Besi ka reàguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’.

Xhensila nuk ka reàguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”- tha ai.

Këngëtari u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve preferon t’i shkruajë në shqip pasi ashtu i vijnë më mirë.

“Kur kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht në gjermanisht”- u shpreh Blerando.

Xhensila vetë ndërkohë po shijon suksesin e këngës së saj më të fundit në bashkëpunim me reperin Noizy me titull “Edhe një natë”, që është pritur mjaft mirë nga publiku.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!