Jeni gati për bashkëpunimin më të “çuditshëm” ndonjëherë, por që mund të jetë edhe më interesanti?

Epo, mesa duket këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri, Capital T dhe Mandi Nishtulla kanë bashkuar fòrcat.

Ata do të sjellin një bashkëpunim. Ky lajm u bë me dije nga Anxhela Peristeri.

Capital T, Anxhela Peristeri e Mandi Nishtulla vijnë me “Habibi”

Këngëtarja ka publikuar një postim në Instagram, ku bën me dije se kënga titullohet “Habibi” dhe do të publikohet me datë 30 Korrik.

“Le ta djégim këtë vend”, shkruan Anxhela.

Nga ana tjetër, Capital T është një reper shumë i dashur për publikun.

Më herët, në një intervistë, ai ka ndarë momente nga fëmijëria e tij e vështirë.

“Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e lùftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj. Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë.

Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lùfta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!