Arjola Demiri vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga BBV. Së fundmi, ajo ka publikuar disa video në Instastory, ku shkruan: “Çfarë thonë kur ke nur?”

Mirëpo, ajo ka publikuar një tjetër video, ku thotë: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdésësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”

Tashmë, Arjola po shijon pushimet, teksa së fundmi ka publikuar dhe një video nga Saranda.

Më herët, aktorja ka rrëfyer se më në fund i është ofruar të prezantojë një emision të sajin në një televizion në Kosovë.

“Në Kosovë më është ofruar një punë në një televizion. Dëshira ime është të bëj një shfaqje. Të bëj një emision për një televizion të ri që po hapet në Kosovë. Prezantuesja e një emisioni vetëm për mua”- u shpreh Arjola.

Arjola e ka shprehur shpeshherë dëshirë e saj për të prezantuar një emision e sidomos Portokallinë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!