Përvecse duket që është në kulmin e krijmtarisë që pas daljes nga Big Brother, Fifi po ashtu ka qenë e zënë duke jetuar “her best life”, mbi të gjitha pasi po e jeton me partnerin që sipas artistes është dashuria e saj e vërtetë.
Këngëtarja e njohur Fifi është në një lídhje me Adis Patushin dhe është shprehur se ka gjetur më në fund dashurinë e vërtetë dhe është më e lumtur se kurrë më parë.
Çifti nuk ngurrojnë të postojnë foto me njëri-tjetrin dhe të shprehin dashurinë mes tyre.
Së fundmi Fifi ka marrë pjesë në një dasmë dhe në urimin e saj në rrjetet sociale për çiftin ajo ka shtuar- “Mas juve Inshallah”.
Mesa duket gjërat mes dyshes po ecin mjaft mirë dhe Fifi e konsideron Adisin si partnerin e jetës.
Gjatë intervistës së saj të fundit Fifi nuk i ka kursyer fjalët e mira për partnerin e saj.