Si rallë herë aktori Donald Veshaj ka bërë një urim publik në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë pikërisht për mamanë e tij të cilës ai i ka uruar ditëlindjen.

Por jo vetëm kaq pasi për mamanë e tij ka arritur një urim tepër i vecantë nga fansat e vëllezërve.

“Gëzuar ditëlindjen zonja Lela! Qofsh nëna më e lumtur dhe me zemrën plot! Je nëna shembullore që ka rritur tre djem të mrekullueshëm, plot vlera shumë të kulturuar, me një dashuri të madhe për jetën, për punën, për shoqërinë, por mbi të gjitha me një zemër të madhe dhe shpirt të bardhë”- shkruhej në letrën e dërguar nga fansat.

“Unë ju dua shumë por tani ju do shumë dhe mami”- shkroi Donaldi, duke bërë me dije se urimi i paska pëlqyer mjaft mamasë së tij.

Donald Veshaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother VIP”. Ai moderoi programin “Më lër të flas” së bashku me vëllain e tij, Romeon.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!