“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante.

Por a do të jetë Stresi i ftuar?

I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH, Noizy ka dhënë disa detaje lídhur me koncertin e tij.

Marrëdhënia e tij me reperin Stresi është rregulluar tashmë dhe Noizy bëri me dije se edhe Stresi mund të jetë i pranishëm në koncert.

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Stresin pse nuk e ke ftuar? Se ju edhe jeni pajtuar

Noizy: Kush tha

Moderatorja: E ke ftuar?

Dikur rivalë, Noizy dhe stresi 'kapen mat', shijojnë kafen sëbashku me  Kozak - Shqiptarja

Noizy: Nuk e di të shohim, mund të jetë një surprizë

Mirëpo, pas intervistës së Noizy-t, ka ardhur edhe përgjigja nga ana e Stresit.

Ai ka publikuar në story lajmin dhe ka bërë një reàgim. “Sa do doja të isha”, shkruan reperi.

Dikur s'flisnin me gojë, por ja si e quajnë sot njëri-tjetrin Noizy dhe  Stresi - Shqiptarja

Si është e vërteta? Mbetet për t’u parë pasi Noizy ende nuk i ka publikuar të gjithë emrat e artistëve që do të jenë pjesë e koncertit të tij.

Kujtojmë që tashmë dy reperët e njohur dhe mjaft të suksesshëm, Stresi dhe Noizy gëzojnë marrëdhënie të mirë dhe respekt për njëri tjetrin.

Madje, shpeshherë ata shpërndajnë këngët e njëri tjetrit në rrjete sociale në formë mbështetjeje.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!