Gold AG ka dhënë një intervistë për “Radio Televizionin Publik të Kosovës” ku dhe ka zbuluar lajmin më të bukur.

Reperi do bëhet baba për herë të dytë dhe zbuloi se fëmija pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.

Reperi Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, ka tashmë një djalë me emrin Gueril.

Duke folur për djalin e tij, Gold AG u shpreh- “Më ngjan mua, edhe nga fotografitë kur kam qenë unë i vogël ashtu duket dhe nëna ime kështu thotë. Sytë i ka si të Ermirës. Është diçka që nuk është as në dorën time, as në dorë të Ermirës, kështu ka dashur Zoti, kujtdo t’i ngjante nuk do të kishte rëndësi, e rëndësishme është që të ketë shëndet”.

Reperi nuk nguron aspak të shprehë dashurinë për djalin e tij, dhe madje i ka dedikuar një këngë që mban si titull pikërisht emrin e tij, Gueril.

Megjithatë ai nuk ka zbuluar akoma gjininë e fëmijës së dytë. Në fillim të majit, ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira, morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit ku dhe dyshimet se reperi do bëhej baba për herë të dytë. Por Gold AG nuk konfirmoi asgjë deri më tani që vendosi të ndante lajmin e bukur me publikun.Gold AG - GUERIL - YouTube

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!