Mozik është një nga ata personazhe të njohur i cili ka treguar se shijet dhe preferencat e tij nuk ka frikë ti thotë hapur, edhe kur bëhet fjalë për politikë.
Reperi jo vetëm mbështet por edhe vlerëson maksimalisht Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Teksa ka postuar në Instagram një selfie me Kryeministrin, Mozik i ka dedikuar disa fjalë.
“Mendimet e pëlqimet për njerëzit në politikë i kemi të llojllojshëm. Por strateg më të madh e të mençur se Edi Rama të paktën gjenerata ime se ka mbërritur. Që thojnë disa pleq, i përpiktë”, ka shkruar reperi.
Kjo nuk është hera e parë që Mozik shpreh publikisht përkrahjen e tij për Ramën.
Edhe më parë ai ka publikuar foto me Kryeministrin por kjo është hera e parë që bën një dedikim të tillë kaq vlerësues.