Edhe pse tepër e njohur në botën e mediave sociale dhe asaj të televizionit, Megi Pojani gjithmonë është treguar tepër e rezervuar për sa i përket jetës private.
Megi njihet për natyrën e saj ekspresive dhe pròvòkuese dhe mesa duket ajo tashmë e ka gjetur dashurinë e saj.
Pas rikthimit në Instagram, ajo ka postuar disa foto nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore.
Por ajo çfarë ra në sy nga “Kryefjala.com” ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi.
Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.
Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares sonë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.
Megi për momentin po shijon famën pas serialit “H.O.T”, dhe është pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top”.
Megi ishte pjesë e emisionit “Më lër të flas” javën e kaluar dhe ajo çfarë ran ë sy në fakt ishte gjuha séksíste e përdorur ndàj saj dhe Beniadës, të ftuarës tjetër.
Nuk ishte e vështirë të dallohej që Megit nuk po i pëlqente kjo e sidomos në një moment kur Donaldi i thotë “je e pacípë”. Por Megi e kaloi këtë situatë me sportivitetin që e kàràkterizon.