Marina Vjollcës i duhej thjesht të provonte ndjesinë e mëmësisë për të kuptuar se do shumë, shumë fëmijë.

Vjollca e cila ka vetëm 7 muaj që është bërë nënë, ka pranuar publikisht se është gati për një tjetër bebush.

“Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”.- u shpreh moderatorja gjatë një interviste të fundit për T7.

Marina Vjollca është shumë gati për një bebush të

Ajo dhe Getoari u bënë për herë të parë prindër të një vajze të quajtur Marget në nëntor të 2021-shit.

E pyetur më herët në lidhje me mëmësinë, Marina është shprehur se ka zgjedhur ta rrisë vetë të bijën edhe atëherë kur puna ja vështirëson pak gjërat.

“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.”

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!