Vetëm pak javë më parë, Noizy dha lajmin se do të zhvillojë koncertin më të madh të hip-hop-it në vendin tonë.

Madje, Noizy ditën e sotme ka publikuar edhe një postim në Instastory ku jep detaje nga koncerti që do zhvillojë.

“Data 14 gusht. Do ju sjell repistat më të mëdhenj në Europë midis Tirone,”-shkruan Noizy.

Noizy na i ka kujtuar sërish se koncertin do të mbahet më 14 gusht, në Tiranë.

Ju zbuluam se koncerti i Noizy-t do të zhvillohet tek stadiumi “Air Albania”, por se cila do të ishte dita fikse e mbajtjes së koncertit e zbuloi vetë Noizy.

Reperi nuk ka zbuluar shumë detaje përveç faktit se pritet që të mbahet në muajin Gusht dhe se do të ketë rreth 30 mijë pjesëmarrës.

Jo vetëm kaq por reperi na bëri me dije se në koncert do të ketë edhe artistë internacional.

“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti më i madh i hiphop-it në Shqipëri, s’ja keni idenë se farë përmasash do të ketë ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqiptar dhe internacional, a jeni gati për ne Gusht? Shumë shpejt vjen dhe data e saktë për këtë Koncert,”– shkroi Noizy.

Tanimë janë bërë me dije artistët që do të performojnë në koncertin madhështor, shumica prej tyre miq të Noizy-t.

Emra të tillë si Loredana, Yll Limani, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Dhurata Dora, Ghali, Buta, Lyrical Son, Mc Kresha e shumë të tjerë priten të performojnë në “Air Albania” më 14 gusht.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!