Të gjithë këngëtarët kanë paralajmëruar për hite këtë verë dhe në fakt të gjitha këngët që janë publikuar deri tani janë shumë të bukura.
Dy artistët e radhës që kanë premtuar se kënga e tyre do kthehet në refrenin e preferuar të shqiptarëve.
Xhensila Myrtezaj dhe Noizy kanë paralajmëruar hitin e verës dhe të gjithë fansat po e presin me padurim.
Ata kanë publikuar një pjesë nga kënga e cila ka përfunduar dhe tashmë është duke u xhiruar, madje pak nga xhirimet i kanë ndarë dhe me ndjekësit.
“Sot në aksion për notat që do ju shoqërojnë gjithë netët e verës tuaj,’ – shkruhej në postimin e përbashkët të artistëve.
Kënga është plot ritëm dhe ashtu si çdo projekt i artistëve pritet të jetë kolona zanore e çdo clubi.