Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, sërish ajo ka marrë vëmendje pas një veprimi që ka bërë ndaj vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.

Prezantuesja ka vendosur që tashmë mos të ndjékë më binjakët e njohur në Instagram.

Si reagojnë banorët? E konfirmon Arbana: Në vend të Donaldit do të jetë Romeo (VIDEO) - Albeu.com

Ndërkohë, Donaldi e ka bërë ‘unfollow’ Arbanën muaj më parë ndërsa Romeo vijonte e ndiqte moderatoren.

Kujtojmë që pas përfundimit të spektaklit, u tha se Donald Veshaj u përplas me produksionin e BBV.

Edhe pse gjërat u sheshuan, tashmë Arbana Osmani ka vendosur që mos t’i ndjekë më vëllezërit Veshaj në Instagram.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Arbana publikoi asokohe një “Instastory” ku bëri me dije se nuk ka pasur asnjë konflikt me Donaldin.

Jo vetëm kaq por ajo ka falënderuar çdo konkurrent, aq më tepër Donaldin, pasi sipas saj, ai ka dhuruar emocione pa fund.

“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”- shkruante Arbana.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!