Ndër vite dy prej grupeve më të mëdha të rap-it shqiptar kanë qenë BabaStars dhe OTR.
Madje krahas konkurréncës me muzikë, anëtarët e të dyjave label-ave u përfshínë edhe në përléshje të cilat përfunduan me rràhje.
Vite më parë anëtarët e dy grupeve kishin një shérr dhe gríndje fizike mes tyre, ngjàrje kjo e ndodhur në aeroportin e Zurichit dhe që atë kohë bëri buj të madhe dhe e njëjta vazhdon të komentohet dhe të rikthehet në vëmendje.
Për këtë histori së fundmi ka dhënë detaje edhe ish-anëtari i BabaStars, reperi Agon Amiga në një ‘live’ të zhvilluar në rrjetet sociale me Kozakun.
Agoni ka treguar gjithë ngjarjen se si ka ndodhur përléshja fizike, duke thënë se ishte Ledri Vula ai që i pari godíti Noizyn, për të vazhduar më pas edhe të tjerët.
“Ishim në aeroplan për Zurich, nuk e dija që ishte edhe Noizy, dhe duke dal nga aeroplani po më thotë Geti edhe Noizy është këtu, ishin edhe Ledri, Visari (Skivi), unë mbeta i fundit dhe doja ta takoja, duke ecur vjen Noizy përball meje dhe po e shikoja, dhe po i them më njeh, më tha më dukesh fytyrë e njohshme, dhe i thash të tregoj sa të dalim nga aeroporti. Noizy ishte vet i dyti, ka qenë edhe Dafina Zeqiri me Ledrin, dhe ky i fundit e godét menjëherë Noizyn, u rràhëm dhe më pas na zùnë polícia, Geti e kërkonte zinxhirin e tij, si ka mbërri Noizy në hotel ka postuar pamje me zinxhir të Getit me vete duke pyetur fansat se a e din kujt i takon ky zinxhir”, ka treguar Agon Amiga.
Tutje ai ka zbùluar edhe arsyet e mosmarrëveshjen me Getoar Selimin, me të cilin ka ndérprérë bashkëpunimin préj kohësh.
“Kònflikti me Getin shkurt dhe shqip lindi punë interesi, punë leku, kështu kònflikt fizikisht nuk kam patur asnjëherë”, tha ai.
Kujtojmë që disa prej personave të përfshírë në kònflikt sot gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Ledri dhe Noziy tashmë kanë raporte shoqërore mes vete, madje dyshja në vitin 2017 sollën edhe një bashkëpunim së bashku “Dje & Sot”, e që u prit mirë nga ana e fansave të tyre.