Moderatorja e njohur është shumë aktive në rrjete sociale ku ndàn shpesh foto e video që térhéqin vëmendjen e shumë ndjekësve, por jo vetëm.
Së fundmi, në një imazh të publikuar në llogarinë e saj në “Facebook”, Bora ka marrë një koment pozitiv nga një politikan.
Avokati Spartak Ngjela është figurë e njohur për publikun shqiptar, pasi shpesh herë nëpër studiot televizive merret mendimi i tij për çështje të ndryshme.
Por, ai ka treguar edhe një anë tjetër të tij, paksa “më të butë”, duke komplimetuar moderatoren e Për’Puthen, Bora Zemani.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë.
Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkroi Ngjela poshtë fotos së Bora Zemanit.