Aktori i humorit Florjan Binaj, prej thuajse dy dekadash hoqi dorë nga “Portokalli”.

Këtë vendim ai e njoftoi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të “Instagram”, ku shprehu të gjithë falënderimet ndaj kolegëve të tij.

I ftuar sot në ‘Abc e mëngjesit’ aktori foli për arsyet e largimit të tij nga programi i humorit, duke shtuar se një nga arsyet ka qenë dhe familja e tij.

Flor Binaj nga 'Portokalli' në kryetar partie politike?

“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.

Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë“, tha Florjani.

“Një nga arsyet e largimit ishte dhe familja sepse punon gjithë ditën dhe nuk arrin ta blesh atë kohë që ke humbur me fëmijët e tu. Janë kujtime, më mirë këto kujtime bashkë sesa disa foto në Whatsapp.“, shtoi aktori.

E mposhti Covid-19, aktori Flor Binaj ndan foton e ëmbël me njerëzit e dashur: Lum ata!

Gjatë intervistës aktori foli edhe për angazhimet e tij të reja, duke treguar se do të bëjë një program të ri televiziv.

Flori aktualisht është moderator tek “Piranjat”, po si duket do e shohim në një tjetër sferë televizive.

Binaj tregoi se po punon dhe për një “stand up” komedi dhe disa filma artistikë.

“Po punoj për një program timin, program humori, me të ftuar. Do të ketë një “stand up” komedi dhe disa filma artistikë. Një film do të jetë me metrazh të shkurtër. Tani që nuk jam në Portokalli, shoh sa kohë më ka zënë, sa kohë kam humbur dhe sa mbrapa jam me shumë projekte”, tha Flori.

Gjatë intervistës aktori falenderoi dhe familjen e tij. Florjani tha se mbështetja e tij më e madhe ka qenë bashkëshortja Sadina.

“Dua ta nis me një mesazh falenderimi sepse pjesë e kësaj sakrifice, deri në vetëmohim është pjesa e padukshme, ndihma që Sadina më ka dhënë, duke u kujdesur më shumë për fëmijët, që të jap maksimumin në skenë. Për këtë jam shumë mirënjohës.

 

Dhe familja sepse kanë parë që është një gjë që nuk e dinte se do të vinte. Sa i përket emrave, që në fillim kemi dashur që të kemi emra shqiptarë. Se ka kaq shumë emra të bukur. Habitem me kolegë dhe miq që vendosim emra të huaj.”, tha Flori.

Pyetjes se përse vendosën që ta quanin vajzën Vjosa, Flori iu përgjigj duke thënë se arsyeja nuk ishte vetëm lumi. Kujtojmë se pak kohë më parë, çifti mirëpriti fëmijën e tretë, vajzën të cilën e quajtën Vjosa.

“Jo vetëm prej kauzës së lumit, por morën vesh që Sadina ishte shtatzënë pasi kishim bërë rafting në lumin Vjosa dhe nuk kishte se si mos të ishte ky emër”, tha Flori.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!