Pas performancës që na dhuroi në skenën e Eurovizionit përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati ka reaguar pas skualifikimit të saj nga ky festival.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në profilin e saj të instagramit krah trupës koreografike duke u shprehur.
Ronela Hajati pas skualifikimit: E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën!
“Edhe po të kaloja në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova sepse fitova turmën! Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua.
Në foto këngëtarja shfaqet e buzëqeshur për pjesamrrjen e saj në këtë festival.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as komentet e njerëzve, fansa të Ronelës kudo të cilët mbështetën këngën dhe performancën e saj, duke u shprehur se Shqipëria meritonte të ishte në finale.