Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio.

I pyetur se nëse po mendon për bebin nr.3, Ermali është shprehur se tani vetëm një qen mund të marrin.

Vogëlushët kanë insistuar në pyetjen e tyre duke dashur të dinë nëse preferon djalë apo vajzë, Ermali ju përgjigj me shaka se nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi”.

Ermal Mamaqi rrëfen marrëdhënien me familjarët: Sa më shumë rriten fëmijët,  aq më shumë dua prindërit – Kids' Time

Në fund ai mesa duket është dorézuar sepse është shprehur se ndonëse nuk është në planet e tyre të afërta, në të ardhmen, Ermali tha se do dëshironte edhe një çun tjetër.

Ermal Mamaqi është një nga figurat më të njohura për publikut shqiptar, i cili ka qenë herë pas here aktiv me projekte të reja, duke përfshirë kështu së fundmi filma e serial të rinj mjaft të suksesshëm.

Ai është përfolur shumë për trajnimet që ai organizon e për shkak të çmimit që ai ka vendosur për t’i ndjékur dhe është shprehur se edhe pse çmimi mund të konsiderohet i shtrenjtë, sipas tij, kjo gjë ja vlen për të gjithë pasi njerëzit do të motivohen e do të mësojnë shumë.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!