“Ky është vendi ku ka rënë Fifi”. Kjo ishte fraza e një nga skeçeve të realizuara në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”
Donaldi vuri disa lule në tokë në episodin e parë të emisionit “Më lër të flas”duke kujtuar skenën kur Fifit i ra të fikët brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Këngëtarja e revoltuar ka refuzuar vazhdimisht ta shohë atë skenë e si rrjedhojë tha se do i hídhte në gjyq vëllezërit Veshaj.
Kjo ka qenë e gjitha një lojë mes miqsh që vuri në dyshíme dhe publikun që i ndjék.
Donaldi ka publikuar disa Instastory ku duket gjyshi i tij i cili nisur dhe nga situata e fundit i thotë se me Fifin nuk duhet t’i prishi marrëdhëniet.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk e kam qejf Fifin.
Gjyshi i Donaldit: Po ajo bëri edhe emrin tatuazh
Donaldi: Do zihem se nuk e kam qejf, doli do të më hedhë në gjyq se çfarë tha… Do zihem.
Gjyshi i Donaldit: Po pse do zihesh?
Donaldi: Po do më hidhte në gjyq, ku di unë. A të zihem apo jo?
Gjyshi i Donaldit: Jo, në asnjë mënyrë. Fifi është shkëpùtur nga Iliri dhe nga Arjola, nuk flet fare. E lexova në gazetë dje. Ajo të ka dashur me sinqeritet.