Aktori i humorit, Olsi Bylyku ka qenë mbrëmë i ftuar në programin “Goca dhe Gra”.
Ai ka folur për jetën e tij personale por edhe atë profesionale, ku ndër të tjera ai u ndal edhe te marrédhénia e tij me aktorin Bes Kallaku.
Por çfarë ka ndodhur mes tyre? Shumë media shkruan se ka një krísje në miqësinë e Olsit dhe Besit.
Mirëpo, tanimë Olsi ka një përgjigje për të gjithë, duke treguar kështu edhe raportin që ka me Besin.
Gjatë fjalës së tij, Olsi pohoi se ata janë shkëpùtur nga njëri tjetri dhe marrëdhënia e tyre është ftohur.
“Thjesht jemi shkëpùtur, jemi ftohur. Por edhe kur jemi takuar, kemi biseduar për gjëra të përgjithshme që mund t’i diskutoj me këdo që mùnd të takoj. Mendoj që edhe rruga që ka vazhduar secili [ndikoi]…” –tha ndër të tjera Olsi.
I gjithë hamendësimi për krisjen e raportit të tyre erdhi në momentin kur Besi nuk u pa në festën e ditëlindjes së Olsit.
Pikënisja e këtyre lajmeve u bë festa e ditëlindjes së Olsit, ku mes shumë personàzheve të njohur të ftuar, u vu re mungesa e Besit.
Jo vetëm kaq, por Olsi tha edhe se shumë miq të tij nuk erdhën në festën e ditëlindjes pasi kanë patur shumë angazhime.