Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj numëron me dhjetëra hite ne YouTube, duke përfshíre ketu bashkëpunimet por edhe këngët solo.
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar këngën e saj më të re “Ale, Ale”
Mirepo, duket se kohet e fundit ajo po merr shume komente negatíve per shkàk te ndryshimit qe vihet re qysh nga fillimi i karrierës e deri tani.
Duke u bazuar tek komentet e shumta, duket se ne fillimet e saj Xhensila ishte ajo vajza e ëmbël, këngët e se cilës kishin tekste te qarta dhe me kuptim duke mos i kushtuar shume rendësi videoklipit.
Mirëpo tani duket se pamja dhe videoklipi janë ato çka kane marre rëndësinë e projekteve te saj muzikore, duke lenë pas tekstin dhe kuptimin e këngës.
Kënga e saj e fundit u publikua ditën e djeshme dhe pati një lum komentesh negative e ne shumicën prej tyre shihej se publiku kërkonte Xhensilen “e vjetër” dhe te ëmbël dhe jo kënge pa kuptim ku ekspòzon vetëm trupin e saj.