Reoeri i famshëm shqiptar Viktor Paloka, i njohur nga të gjithë si Unikkatil, jeton prej vitesh në New York ku ka ndërtuar jetën e tij.

Mirëpo, ai vazhdon të flasë, shkruajë tekste e këndojë shqip, madje e shqetësojnë problematikat e vendit të tij.

Në rrjete sociale ku është vazhdimisht aktiv, Unikkatil ka bërë një sugjerim për dialektet e gjuhës shqipe. Ai shprehet se do të ishte më mirë që dy dialektet të lejonin njëri-tjetrin. Gegnishtja të ishte “gjuhë zyrtare” në veri dhe toskërishtja në jug.

Unikkatil

Dallimet mes Shqipes Gheg (Arbënishtes/Arbanishtes) e Shqipes Tosk (Arbërishtes) jòn substanciale e ôsht krímínale me e lejú njonën me u zhdùkë shérri i tjetrës, sepse të dyjat jòn barabar të bukura. Ôsht krímínale edhe me i thônë nji fëmije të veriut: “ti nuk e njeh Shqipen” nëse ata thjeshtë nuk e njohin dialektin Tosk (standardin e imponúm për arsye vetjake) e padrejtësisht me krijú kompleks ínferíoriteti në mendjen e tyne. Fëmija verior shkollën fillore e kanë férr sepse tòrturohen kur mësojnë landët në nji dialekt totalisht ndrýshe nga ai që e folin e që me vështírësí e kuptojnë. Kjo në shumicën e rasteve rezulton në analfabetízëm funksional e ky ôsht simptom tashmô i dítun i popullit tonë që duhet lùftu me mish e me shpírtë. Në fakt ky ôsht thelbi i analfabetizmit funksional në popull tonë. Ka ardhë koha që Shqipja Gheg, me u kthý si gjuhë standarde në veri të trojeve tona e Toskëríshtja, le të mbetë standarde në jug. Mbetet evidente që kjo ôsht e pashmangshme e nuk kena kah me i ikë përndryshe kemi me pagú çmim të naltë me dômtim të matejshëm të fëmijëve tonë. Si zyrtare shtetnore le të mbesin të dyja. Kemi Zvicrën, Belgjikën etj. që kanë dy trí gjuhë të ndryshme zyrtare e gëzojnë sukses pa asnji ndamje. Mirëpo prap, nëse keni aq bréngosje për ndamje atëherë praktikoni recíprocítet e le të studiohet e mësohet edhe nëpër shkolla në jug Gegnishtja, jo si standard po si orë e veçantë, e në veri Toskërishtja, prap jo si standard po orë e veçantë. Sidokoftë, nuk bôn në asnji mënýrë me u imponu si standard dialekti jugor në verí e ai verior në jug. Njôjt isha indinju nëse jugu ish detyrú me përdorë dialekt verior sepse nuk bôn me hupë asnjôni. Ju përshendes në nën-dialektin Gheg Verilindorë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!