Kaq shumë kanë dëshiruar fansat e tyre t’i shohin bashkë, saqë s’dimë nëse për hir të fansave, famës, apo të dashurisë për njëri-tjetrin, Bora dhe Donaldi kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se çifti po “ribashkohet” për të sjellë një këngë, teksa janë parë shpesh në studion e Elgit Dodës së fundmi.

Donaldi po e merr seriozisht muzikën, ndërsa Bora po i rikthehet pasionit të vjetër.

Rikujtojmë se së shpejti, Bora dhe Donaldi do të jenë gjithashtu kolegë pasi do të punojnë të dy në televizionin “Top Channel”.

I zënë “grackë” nga emisioni “Ndryshe” i trànsmetuar në Top Albania Radio, Donaldi e zbùloi më në fund se shumë shpejt vjen programi i cili do të fillojë trànsmetimin në Top Channel.

Në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana, mes të tjerave, është një rubrikë ku personàzhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rréng.

‘Në kurth’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit.

Gazetarja i tregon pak a shumë idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.

Aktori u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të trànsmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni.

“Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”, u shpreh Donaldi

“Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, i tha gazetarja.

“Vjen shumë shpejt në Top Channel”, konfirmoi Donaldi.

Kështu ai ka bërë me dije se emisioni i tyre nuk është pezùlluar dhe do transmetohet shumë shpejt në ekran.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!