Një artikull që ka qarkùlluar në media për jetën e Kejsit, ish të dashurës së Stresit për jetën në Kanada dhe për punën si kamariere në një klub nate.
Ishte vetë Kejsi që reagoi në rrjete sociale duke thënë se në 5 ditët e javës punon në bankë ndërsa pasdite punon me lekët e saj.
Edhe Stresi i doli në krah duke thënë se është vajzë që punon vetë për të arritur gjithçka dëshiron vetë.
Në emisionin “Ftesë në 5” that ë njëjtën gjë duke thënë se nuk është shqetësuar asnjëherë nga puna e Kejsit, aq më pak ta gjykojë.
“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.
Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj.
Mënyra se si është gjýkuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë.
Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë familja e saj.
Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, tha Stresi në Ftesë në 5.