Ajo është prej vitesh një këngëtare e suksesshme, por duket se karrierës së saj të gjatë në ekran do t’i shtojë edhe një eksperiencë të re.

Siç bëjnë të ditura burime nga “Vip Magazine”, Arilena Arën së shpejti do ta shohim në ekran si moderatore.

Këngëtarja do t’i bashkohet televizionit “ABC” për të prezantuar emisionin e ri investigativ, “Piranjat”.

Arilena Ara hedh një hap të ri në karrierë, këtë herë si moderatore -  GOSS-BIZ

Vetë Arilena ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale, ndërsa publiku duhet të jetë kurioz për ta parë në këtë rol të ri.

Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk rezultoi të ishte moderatori.

Nga këngëtare në moderatore, ja në cilin emision do ta shohim Arilena Arën  - Bota Sot

Rikujtojmë se, burime për “Iconstyle.al” kanë njoftuar gjithashtu se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, por kësaj rradhe duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!

Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj në ekran” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e televizionit “Top Channel”, aty ku nisi si fillim, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin tjetër.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!