Moderatorja e njohur, Roza Lati mund ti ketë dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo ndonëse nuk e kuptuam a ishte një lapsus nga ana e saj që u tha pa dashur, apo tejet e qëllimshme nga ana e moderatores.

Roza e ka përmendur edhe pse disi shkàrazi gjatë një interviste me aktoren, Monika Lubonja.

Teksa po flisnin rreth martesës, Roza e ka pyetur Monikën se pse nuk martohet.

“E bukur je, e gjatë je, simpatike je,e qeshur je, pozitive je” i thotë Roza

“Të gjitha të mirat, po si duket ngaqë nuk kam një të keqe. Këtu po çaloj pra, nuk i duan kaq të mira”, i thotë Monika me shaka.

E gjatë kësaj bisede, Roza ka zbùluar se kur ka qenë beqare në një periudhë nuk i vinin as mesazhe, se mendonin se ishte e zénë.

“Në një kohë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika”, thotë Roza

“Pse tani je e martuar?”, i kthehet Monika

“Jo, por….ooo nuk do ta nxjérr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet lajmi për mua po për ty. Atëherë në një periudhë të jetës time kur kam qenë beqare, vajta një kohë të gjatë beqare, edhe nuk më vinin as mesazhe, nuk më shkruante njeri. Dhe a e di si ishte puna.

Një shoqes time i kishin thënë “E po Roza e mirë, me kë është? Jo nuk është me njeri. Eee kushedi kë ka ajo! Jo nuk ka, pse nuk i shkruan? Ti shkruaj unë, kushedi sa i shkruajnë asaj”. Domethënë mendojnë të gjithë kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk shkruan asnjë”, tha Roza

Nuk e dime nëse moderatorja donte të na linte të mendonim se tashmë nuk është më beqare apo ishte vetëm një lapsus nga moderatorja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!