Javëve të fundit besimtarët mysliman kanë mbajtur Muajin e Shenjtë të Ramazanit që zgjatë një muaj dhe përmbyllet me festimin e Festës së Bajramit.

Reperi i njohur mitrovicas Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha, dy ditë më parë është filmuar në një xhami në Mitrovicë duke thirrur ezanin.

Pasi video e reperit bëri bujë të madhe është publikuar një video e një tjetër këngëtari të njohur të skenës.

Mehdin Përgjeçaj në një video të postuar në rrjetet sociale shihet teksa këndon ilahi në një xhami, të cilën e ka shpërndarë edhe ai në InstaStory.

Kujtojmë që një ditë më parë edhe reperi MC Kresha u pa duke thirrur ezanin në një xhami në Mitrovicë.

Ndërkohë, Meda mbetet aktive dhe i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ndërsa ka kohë që nuk ka lansuar një këngë të re.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!