Noizy është njëri ndër reperët më të suksessëm në skenën shqiptare.
Mirëpo, duket se përveç muzikës, ai ka edhe pasione të tjera siç është aktrimi.
Në vitin 2019, Noizy ka luajtur në filmin e titulluar “Man from Beirut” ose “Blind”.
Duket se pas tre vitesh reperi po i rikthehet aktrimit, gjë të cilën e ka bërë të ditur vetë ai.
Rigels Rajku ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Noizy ka njoftuar të gjithë fansat e tij në Instagram se do të jetë pjesë e një seriali të quajtur “Der Trakt” xhirimet e të cilit po zhvillohen në Berlin të Gjermanisë.
Përmes disa fotove të publikuara në ‘InstaStory’, ai shihet se do të luaj përkrahë Blerim Destanit dhe Xhevdet Jashari jo pak të njohur ne fushën e aktrimit.
“Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”, ka shkruar reperi përmbi imazhet.
Mbetet për t’u parë roli që Noizy do të ketë pikërisht në këtë serial të ri që fansat po e presim me padurim.
Kujtojmë që Noizy ka paralajmëruar koncertin e tij të madh në stadium gjatë muajit gusht.