Ballina Magazina Moderatorja më e mirë në Top Channel? Ledioni e tha hapur dhe...

Moderatorja më e mirë në Top Channel? Ledioni e tha hapur dhe na habiti me zgjedhjen e tij! (VIDEO)

Në emisionin e sotëm “Më lër të flas” të binjakëve Veshaj ishte i ftuar dhe moderatori Ledion Liço.

Gjatë bisedës Donaldi i ka drejtuar moderatorit pyetjen: “Kush mendoni se është moderatori dhe moderatorja më e mirë në Top Chanel?”

“Si moderator Isli Islami mendoj se është shumë i zoti, këto kohë që më është dashur të dëgjoj shumë radio, kam një vlerësim të madh për Islin. Ka batuta vërtet organike.”

Donaldi e miraton, Ledion Liço: Bora Zemani, moderatorja e preferuar në Top  Channel - Top Channel

“Moderatore, si moderatore do të zgjidhja Bora Zemanin, mendoj se me punën e bërë kohën e fundit ka dalë më në dritë”, tha Ledioni.

Ledioni ka thënë dhe se príste që pasi Bora vendosi të linte “Për’puthen” mendonte se do të ishte pjesë e emisionit të vëllezërve Veshaj.

Më pas i ka drejtuar Donaldit pyetjen: “Edhe publiku do ishte dakord nëse ti do e ftoje Borën, do ishe dhe ti dakord?”.

Ledion Liço zbulon 3 gjërat që e bezdisin tek Sara - Top Channel

Por si duket Donaldi nuk donte të jepte një përgjigje dhe e mbylli bisedën duke i drejtuar Ledionit një pyetje tjetër.

Ledioni u pyet nga Donaldi dhe për këshillën që do ju jepte fëmijëve të tij kur ta shohin intervistën pas disa vitesh.

“Do doja që të jenë modest, të duan dhe të respektojnë çdo njeri dhe më e rëndësishmja të thonë më fal. Të falësh është gjëja më e bukur në botë…”, e mbylli Ledjoni duke ‘thùmbuar’ drejtpërdrejte dhe Donaldin.

 

error: Alert: Content is protected !!