Pas shumë lajmesh që qarkulluan në rrjet nëse binjakët Romeo dhe Donald Veshaj do flisnin apo jo, më në fund ata u lanë të flasin.
Skenografia mbreslënëse e studios “Më li të flas” i la vendin trupës së baletit dhe pas emocioneve të fillimit, skena ishte e gjitha për batutat e dyshes fantastike.
Situatat e krijuara në Big Brother Vip ishin fokusi i fillimit të episodit të parë.
Autoironia e sofistikuar e binjakëve patjetër ka ngjallur të qeshura te publiku që prej kohësh ka pritur me kuriozitet projektin.
“Më lër të flas” duket se ka pafund të ftuar dhe është i mbushur plot me surpriza dhe të vërteta që në puntatën e parë.
Lori Hoxha është e ftuara e parë e emisionit më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, nën drejtimin e Donald dhe Romeo Veshajt.
Përveç Lori Hoxhës të ftuar ishin edhe Ledion Liço dhe i ftuar special reperi i njohur Mozzik.
Gjatë premierës dy vëllezërit bënë jo pak deklarata të fuqishme ku në qendër të vëmendjes ishte Donaldi i cili kishte kohë pa u shfaqur në TV që pas finales së Big Brother VIP:
PYetjeve provokative të Romeos, Donaldi arriti tu përgjigjej shumë drejtë dhe jo pak përbënë lajm ku nuk mbeten pa u përmendur Bora, Beatrix, Einxhel por dhe DJ Dagz.