Ajo është bërë e njohur si “Keisi i Stresit” dhe për publikun shqiptar ashtu vazhdon të mbetet, megjithëse ka nisur prej kohësh një jetë të re.

Keisi vazhdon të jetojë në Kanada, shumë larg nesh, mirëpo “zhurmën” në portale vazhdon ta bëjë thuajse të njëjtë, edhe kur s’ka mbetur asgjë për t’u folur nga marrédhénia e saj me Stresin.

Pikërisht komentet për të dhe punën e saj, e kanë mërzítur Keisin deri në atë pikë sa ka vendosur të flasë pas kaq shumë kohësh dhe të vendosë pikat mbí “í”.

Keisi tregon se ka nisur të punojë që 18 vjeç dhe asnjëherë nuk e ka konsideruar punën ‘turp’.

Ajo punon dhe shijon lekun e saj, pa ia shtrirë dorën askujt.

“Unë kam punuar që 18 vjeç. Në asnjë moment nuk e kam mohuar punën apo të kem ndjerë turp.  Punoj pesë ditët e javës në bankë dhe pasi mbaroj aty, punoj në the lounge. Kam qenë vetë ajo që kam postuar, nuk më keni kàpur gjë màt apo në turp.

Jam shumë krenare madje, sepse nuk jam shtírur kurrë të jetoj një jetë ndryshe nga kjo që jetoj.

Punoj shumë dhe shijoj lekun tim, qoftë në darka, pushime apo veshje e çdo gjë tjetër.”- shkruan Keisi.

“Haptaz e kam treguar vendin e punës. Vijnë shumë shqiptarë dhe më takojnë dhe flas me ta si një njeri normal. Madje për shqiptarët në Toronto, jeni të mirëpritur.

Jap gjithë këtë shpjegim sepse është turp ta konsideroni punën ulje dhe më vjen gjýnah, sepse i bie nëse një femër në Shqipëri punon, ju do e ulni. Epo atëherë çfarë zgjedhje ju jepni femrës?

Keisi përmend gjithashtu marrédhénien me Stresin, teksa tregon se mes të dyve ka mbetur respekti.

“Përtej kësaj dua ta bëj dhe shumë të qartë që unë dhe Arkimedi do ruajmë përjetësisht një respekt shumë të madh për njëri-tjetrin. Gjithmonë më ka mbéshtétur dhe do ta mbéshtés.”- ka treguar ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!