Të gjithë u habitëm kur një modele ruse, asokohe e panjohur për ne, bëri tatùazh në trupin e saj portretin e reperit Don Xhoni.
Sigurisht, ky gjest i pëlqeu reperit shqiptar nga Drenica, i cili u vu menjëherë në kontakt me Ariana Lirey-n.
Paprítur nisën deklaratat e forta për njëri-tjetrin, që na bënë të gjithëve të dyshònim se ata ishin më shumë se shokë dhe në fakt ashtu ndodhi!
Don Xhoni dhe Ariana nisën një romancë, teksa u përpòqën të mbajnë lídhjen e tyre në distancë.
Madje, modelja ruse nisi një kurs në shqip, që të mësonte gjuhën tonë.
Mirëpo gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe marrédhénia e tyre është príshur.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ariana në rrjete sociale.
“Ishte një histori e bukur. Mirupafshim.”- shkruan ajo.
Më tej, në një tjetër story shkruan:
“Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mùnd të jesh krenar për veten.”- përfundon modelja,
Për më tepër, ata nuk ndíqen më as në Instagram, shenjë që tregon se vërtetë “i kanë dhënë duart” njëri-tjetrit.
Rrjetet sociale kanë zhùrmuar nga postimet e tyre që lanë të kuptohet se raporti i tyre ishte më i veçantë dhe modelja ishte e gatshme për të marrë mbiemrin e tij.