Dyshja fantastike e skenës muzikore shqiptare, Getoar Selimi dhe Majk, kanë bashkuar forcat sërish.

Reperët e njohur që njihen për hitet e tyre të mëdha do të vijnë së bashku nesër (22 prill) me një projekt të ri.

Artistët nuk kanë dhënë detaje më shumë mbi këngën apo videoklipin por padyshim që do të jetë e suksesshme si çdo këngë tjetër e tyre.

Herën e fundit që pamë Ghetto Geasy dhe Majk ishte kur dyshja erdhën në bashkëpunim me Xhensilën për këngën “Mëkati jem”.

“Geasy x Majk – Ani nasht. 22.04.2022, e premte, ora 18:00”, ka qenë mbishkrimi që të dy kanë bërë sipër postimit.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur këtë herë të dy artistët, por me siguri fansat e tyre po e presin me padurim.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!