Moderatorja Arbana Osmani përveçse prezente në ekran me prazantimin e Big Brother Vip Albania është e njohur për fansat e saj dhe për recetat e gatimit.
“Ta keni si ide dhe për iftar me që shume mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruajtur Osmani.
Ditën e djeshme ajo i ka sugjeruar fansave një recetë për Itfar e cila përmbante mish derri dhe verë të bardhë.
Moderatores mesa duket i ka shpëtuar nga vëmendja se myslimanët nuk mund të konsumojnë mishin e derrit apo të pinë alkòòl, aq më tepërt gjatë muajit të Ramazanit.
Receta që ka sugjeruar Arbana është tagliatelle me lule kungulli, pançetë(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.
Ajo ka folur gjithmonë për pasionin e saj mbi gatimin, disa vite më parë madje ka publikuar dhe librin e parë me receta të ndryshme gatimi të cilat mund të përgatiteshin për 5 minuta.