Gazetarja Eni Vasili nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Top Channel.
Me rikthimin e Sokol Ballës në këtë TV, do të jetë ai që do të marrë emisionet politike në prime time duke rikthyer edhe formatin e vjetër “Top Story”.
Televizionit më të madh informativ në vend, ‘News24’, i bashkohet sërish një nga emrat më të njohur të gazetarisë shqiptare, Eni Vasili.
Emisioni prestigjioz “Open” i gazetares Vasili rikthehet sërish në ekranin e ‘News24’, një rikthim në shtëpinë ku padyshim gdhendet suksesi.
“Në kuadër të një riformatimi profesional nga ana e ‘News24’, teleshikuesit do të mund ta ndjékin emisionin e Eni Vasilit në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.
Gazetarja Eni Vasili ka firmosur disa ditë më parë kontratën me Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenebelliu, ndërsa shumë shpejt pritet që të startojë edhe emisioni” – thuhet në një shkrim të Balkan Web që është portai zyrtar i këtij TV.