Ballina Magazina Emisioni “Më lër të flas”, flet regjisorja: Ju tregoj Romeon dhe Donaldin...

Emisioni “Më lër të flas”, flet regjisorja: Ju tregoj Romeon dhe Donaldin në një format tjetër! (VIDEO)

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Jona Hasija, regjisorja e emisionit “Më lër të flas” me protagonistë vëllezërit Veshaj. Emisioni nis nesër në orën 21:00 në Top Channel.

Kam qenë regjisore e emisioneve shumë serioze, por kjo është një eksperiencë komplet tjetër.

Gjithçka është gati, do të veprojmë, do të kërcejmë, do të themi batuta, do të nxjerrim gjëra të reja nga të ftuarit. Ka larmishmëri. Është një studio shumë e bukur, do të fillojmë më intervistat, skeçet dhe ka shumë gjëra që mendoj që në këtë kohë pak strésante, në një kohë ku ka lùftë dhe probleme sociale duhet një emision që njerëzit të kënaqen.

Emisioni “Më lër të flas”, regjisorja: Romeo çun serioz, Donaldi ka batuta  – Dosja AL

Mezi po présim daljen e këtyre dy vëllezërve çapkën. Njëri nga binjakët ka qenë i ftuar ditën e djeshme te emisioni “Goca dhe Gra” dhe në emrat e regjisorëve të emisionit më ka përmendur edhe mua. Më kanë ardhur mesazhe nga të gjithë grupmoshat. Madje edhe shoqëria ime më thanë:

“Ua do të jesh regjisorja e Donaldit, po si është Donaldi?”. Kam punuar me të gjithë politikën por impakti që kam marrë nga dje-sot ka qenë “wow”.

Audienca ka filluar që tek stafi, në të gjitha mbledhjet tona jemi në një harmoni të plotë dhe e njëjta gjë do të përcillet edhe në publik.

Më lër të flas - Top Channel

Si është të bësh emision me Donaldin dhe Romeon?

E qeshura nga seriozja me ta është kaq e véshtirë të ndahet. Që në javën e parë u ndje energjia. Romeo të jep idenë e një çuni më serioz, mundohet të jetë më pak i qeshur. Me Donaldin pret batuta. Të dy bashkë bëjnë atë pazëllin e binjakëve.

Si është qasja e programit? Për më shumë Jona na thotë:

Do të ketë të ftuar, do të ketë publik, madje kanë filluar që tani, nga rrjetet sociale, sepse ne kemi faqen tonë të emisionit në Instagram dhe kanë nisur me mesazhe që kërkojnë të jenë pjesë e publikut. Mendoj që tek emisioni i parë do të jemi më të kujdesshëm por tek të tjerat do të veprohet ndryshe, do të ketë publik. Të gjithë kanë të ftuar por ideja është të bësh intervista ndryshe. Intervistat do të jenë “Alla Romeo, Alla Donald”. Uroj që të ftuarit ta zhvéshin atë pallton e seriozitetit. Do të ketë lojëra, xhirime jashtë dhe do jenë të stilit filmik, si një mini film.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!