Emisioni i shumëpërfolur ende pa nisur nën moderimin e Donald Veshajt dhe Romeo Veshajt është tashmë shumë pranë nisjes.

Donald Veshaj do të rikthehet në ekranin e Top Channel pas Big Brother VIP me një emision të tijin.

‘Më lër të flas’ është emisioni që aktori do të moderojë mbrëmjet e së premtes që nga 29 Prilli në ‘Top’.

Po atë ditë, Bora Zemani në orën 18:00 ka emisionin e saj të dashurisë, ‘Përputhen’.

Mirëpo, Përputhen Prime, i cili po ashtu është në të njëjtën fashë orari si ajo e Donaldit por në një ditë tjetër, nuk do shfaqet më.

Bora ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit për këtë sezon e ‘Përputhen Prime’.

“Qe prej 2 tetorit kemi qene bashke çdo te shtunë ne mbrëmje me shume përballje e surpriza dhe sonte, pas 30 javësh, shihemi ne “Per’puthen Prime” te fundit për këtë sezon!“, ka shkruar ajo në Instagram.

“Përputhen Prime i erdhi fundit, së shpejti edhe formatit të përditshëm të Përputhen”.

Vallë mos ndoshta Bora po shpejton largimin për shkak të Donaldit, të cilin do ta ketë çdo ditë në ambientin e punës?

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!