Gjatë emisionit të tij Donald Veshaj ka vendosur të prekë shumë situata të ndodhura në BBV.
Ai ka vendosur të flasë edhe për Dj Dagz, në lídhje me situatën e shumë komentuar të zinxhirit të nominimeve në BBV.
Vëllezërit Veshaj kanë ironizuar krítíkat që ish-banori mori kur nuk e shpëtoi Dj Dagz nga nomimini, ku Romeo i drejtoi Donaldit pyetjen se pse nuk e shpëtoi atë.
“Të gjithë mùnd të kenë pyetje për jetën tënde private, unë vetëm një pyetje kam. Atë Dagzin pse se shpëtove. Nuk të pëlqen?”- tha Romeo.
Më tej u shfaq një skéç që Donaldi kishte realizuar, ku të gjithë njerëzit që takonte në rrugë e pyesnin “Pse nuk e ke shpëtuar Dagzin?”
Aktori i humorit më pas hip në një makinë së bashku me Romeon, ku i dërgon një mesazh Dj nga Kosova.
Gjatë rrugës shfaqet edhe Dj Dagz, të cilin Donaldi “e shtyp” me makinë teksa po i shkruante mesazhin.
“I dashur miku im, vëllai im Dagzi. Koha fluturon shpejt për të tjerët por jo për ne. Kujtimet e bukura ngatërrohen shpesh me konfùzionin e shkàktuar zgjedhjet që kemi bërë. Duhet të kisha patur më kujdes në rrugëtimin tonë, pishmani më gërryen brenda dhe do t’i them disa gjëra.
Duhet të shikoja drejt duhet të veproja drejt me ty, të ndíqja zemrën dhe të mos lija konfuzionin të më errësonte mendjen. Duhet të isha treguar më i kujdésshëm, duhet të kisha mbrojtur miqësinë tonë. Duhet të të shpëtoja ty, prandaj me zemër në dorë të them “Më fal.”- thuhet në mesazhin e Donaldit.