Alban Skënderaj është padyshim një ndër këngëtarët më të dashur që ka dhuruar ndër vite mjaft perla muzikore.
Së fundmi është mësuar se këngëtari do të vijë me një bashkëpunim me Capital T.
Burime për Prive kanë zbùluar se klipi do të xhirohet brenda pak ditësh.
Ata kanë sjellë para 10 vitesh këngën e titulluar “Një ëndërr” që mori gjithë vëmendjen dhe dashurinë e publikut dhe tashmë pas një dekade artistët do të sjellin përsëri një këngë.
Ndërsa tani, nëntë vite më pas ata synojnë sërish që të arrijnë suksesin e këngës që bëri bujë kudo.
Lajmin e konfirmoi vetë rreperi për “Pardon My French” në Top Albania Radio dhe mezi po presim të dëgjojmë tekstin dhe muzikën. Ajo që është pak, por e sigurt është se pritet një HIT!