Bora-Donald-Beatrix po vazhdon të jenë të komentuar dhe të përcjellore në çdo detaj nga fansat e tyre.
Kjo ‘’telenovelë’ që për publikun ka shumë pikëpyetje që do të donin t’i dinin po zgjat prej muajsh dhe tashmë ka filluar të përflitet një rikthim i Donaldit dhe Borës.
Ndarja me Beatrix menjëherë pas daljes nga shtëpia e Big Brother habiti të gjithë dhe të shumta janë pyetjet se çfarë ndodhi mes tyre dhe kush kë e la.
Mirëpo teksa trekëndëshi vazhdon komentohet, Donaldi u vendos para një zgjédhjeje tepër të vështirë nga vëllai i tij.
Ai u pyet se kush puth më mirë, një moderatore apo një këngëtare, duke ju referuar dy ish-të dashurave të aktorit, Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj.
Aktori e ka kaluar me zgjuarsi këtë moment duke thënë: “Një këngëtare që kthehet në moderatore”.